Baraliu: I dashur Albin, realiteti duhet pranuar në tërësi

Analisti, Bleron Baraliu, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar rreth deklaratës së Kurtit sot në Kuvend i cili tha se “E bëj minimumin e pranimit të realitetit për maksimumin e ndryshimit të realitetit”.

Sipas Baraliut, realiteti duhet pranuar si tërësi.

“Nuk kemi problem me pranimin e realitetit, pa fare minimum.  Në fakt, logjikisht, realiteti duhet pranuar në tërësi, siç është, përndryshe jemi në mohim të së vërtetës (eng. denial), dhe kjo nuk i bënë mirë askujt…”, ka shkruar Baraliu.

Baraliu thotë se lufta për optimizim të mirëqenies së nuk mund të prangoset nga miopizmi politik karshi realiteteve të krijuara në parë.

“Nuk është thjeshtë çështje caqesh që justifikojnë mënyrat, sepse mënyrat kanë peshën e vet caqeve – por është gatishmëria të përmbysin gjthçka të papranueshme pa kalkuluar me frikë e ngurrim karshi rreziqeve të supozuara.”, ka shkruar ndër tjerash Baraliu.