Fshati i Lipjanit, Banulla sot është mbështjellë me ngjyrat e lavdisë, krenarisë dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Flamujt e UÇK-së valojnë si dëshmi se liria nuk harrohet dhe historia jonë nuk fshihet. Jemi në pritje të 12 shtatorit – ditës së protestës për drejtësi, dhe të 16 shtatorit – ditës kur do të festojmë me krenari. Banulla është gati! Zemrat janë gati!

12 shtator – bashkë për drejtësi. 16 shtator – bashkë në festë. Sepse kur është në pyetje UÇK-ja dhe liria jonë, Banulla gjithmonë e ka ditur kah duhet të qëndrojë!