Para disa minutash është arrestuar Agron Ramadani nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
Ballkani.info ka kontaktuar me Departamentin për Marrëdhënie me Jashtë në Bankën Qëndrore e cila konfirmoi lajmin
“Po është e vërtet Agron Ramadani sapo u arrestua”, u tha nga BQK.
Agron Ramadani është drejtor i drejtoratit për mbikëqyrje të kompanive të sigurimeve dhe pensioneve në Bankën Qendrore të Kosovës. Ai dyshohet se ka falsifikuar dhe ka legalizuar përmbajtje të pavërtetë të diplomës së shkollës së mesme dhe të fakultetit ekonomik të UP-së”, ka thënë Maqedonci. /Ballkani.info/







