Banesa ku dyshohet se 18-vjeçarja u keqtrajtua për vdekje në Ferizaj

Pak më parë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim  policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’.

“ Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) . I njejti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i  kërkuar është Dardan( Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992 , adresa : rr,,Ramdan Rexhepi ’’ kati V-të , nr # 3-Ferizaj”, thotë policia.

“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thotë policia.

Express sjell fotografi nga vendi ku dyshohet se një 18-vjecare është keqtrajtuar për vdekje.