Ballkani Perëndimor e ka vendin në NATO dhe BE

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit boshnjak, Shefik Xhaferoviç, thotë se perspektiva e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe se “ne jemi pjesë e Evropës dhe duam të bëhemi pjesë e institucioneve evropiane”.

Xhaferoviç thekson se hapat e parë të punës së tij në Presidencën e Bosnje e Hercegovinës dhe fokusi i punës së përgjithshme të kreut kolektiv të shtetit do të përqendrohet në atë që i nevojitet shtetit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit.

“Këto janë tre fusha të mëdha që kam ndërmend të punojë menjëherë, pikërisht në fillim. Puna në stabilitetin ekonomik, në një klimë kontruktive dhe pozitive është e domosdoshme. Sepse, nëse doni të bëni një hap përpara, atëherë me sjelljen tuaj, me mënyrën tuaj të punës, me qëndrimin tuaj ndaj shtetit krijoni atë klimë politike”, thotë Xhaferoviç.

Ai thotë se pa një klimë pozitive politike nuk është e mundur të arrihet një hap përpara.

“Deri më tani, për fat të keq, sidomos në këtë mandat, ende mandat aktual, kishte mjaft përpjekje për destruktim, goditje ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës, kërcënime ndaj integritetit të saj, kërkesa për ndarje shtesë. Të gjitha këto shkaktuan paqëndrueshmëri në vendin tonë dhe retorikë negative, dhe ajo në vetvete reflekton ndaj pozitës dhe imazhit ndërkombëtar të Bosnje e Hercegovinës në botë”, thotë Xhaferoviç.

Politika destruktive nuk i shërben popullit serb dhe Republikës Serbe
Së pari, thotë ai, duhet të hiqet nga kreu kolektiv i shtetit Presidenca e Bosnje e Hercegovinës.

“Ne jemi njerëzit që janë më përgjegjës për të gjitha çështjet në vend, ndër të tjera edhe për këtë çështje shumë të rëndësishme për vendin, imazhin e Bosnje e Hercegovinës. Përderisa këto punë bëhen, unë kam të ndërmend të punoj në të, ato punë të paraqiten në mënyrë të drejtë, gjithçka tjetër do të jetë e thjeshtë. Presidenca e Bosnje e Hercegovinës si një shef kolektiv i shtetit mund të dërgojë një sinjal të qartë sesi duhet të veprojnë të gjitha autoritetet kompetente në nivelet e ndryshme të qeverisë në Bosnje e Hercegovinë. Dua të besoj se kjo do të jetë pozita e plotë e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës. Sepse, mendoj se edhe ata që deri më tani janë përpjekur të bëjnë destruktim, e kuptuan se Bosnje e Hercegovinën nuk e kanë dëmtuar aspak, nuk e kanë rrezikuar. Për shembull, në listat e zeza të SHBA-ve dhe gjithçka nën paralajmërimin e vazhdueshëm nga Komisioni Evropian”, tha Xhaferoviç për AA.

Prandaj, thotë ai, beson se sjella e tillë nuk përputhet me asnjë nga ato që përfaqësojnë politika të tilla, përkatësisht ata politikanë të tillë, sepse populli në pjesën e Bosnje e Hercegovinës nga ku vijnë ato politika dhe politikanë, nuk jeton mirë.

“Populli po na ikë. Kjo është koha e fundit që seriozisht të ndërmerren hapa dhe ata politikanë të kthejnë fletën dhe tregimi negativ të shndërrohet në një histori pozitive”, u shpreh ai.

Xhaferoviç ka folur edhe për bashkëpunimin e ardhshëm me homologun në kreun kolektiv të popullit serb, Millorad Dodik.

“Nuk varet nga unë. Unë jam një person, i cili është i gatshëm të ndërtojë një atmosferë kontruktive, për të dhënë një kontribut të plotë për të. Dhe, deri më tani e kam bërë këtë në veprimin tim politik. Nuk jeton mirë populli as në pjesën e Bosnje e Hercegovinës nga ku vjen Milorad Dodik, ndërsa ajo pjesë quhet entiteti i Bosnjë e Hercegovinës – Republika Serbe. Edhe politika e shkatërrimit, një politikë destruktive nuk është në interes të asnjërit entitet, as edhe të popullit serb. Nuk mund unë tani në këtë moment t’i parashikoj gjërat, por mund të them se çfarë do të bëj dhe çfarë do të përpiqem të bëj”, shpjegon Xhaferoviç.

Ai thotë se askush dhe asgjë nuk mund ta kthejë Bosnje e Hercegovinën prapa, sepse rruga e saj njihet, ndërsa ajo është integrimi në BE dhe NATO.

“Institucionet e Bosnje e Hercegovinës tashmë kanë marrë të gjitha vendimet e nevojshme. Asnjëherë nuk duhet harruar se në vitin 2005 është bërë një nga reformat më të rëndësishme, ndërsa ajo është reforma në sektorin e mbrojtjes. Ne atëherë në Ligjin për mbrojtjen e Bosnje e Hercegovinës shkruam se të gjitha institucionet, veçanërisht Presidenca dhe Asambleja Parlamentare, si dhe Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, janë të detyruar të ndërmarrin të gjitha hapat pa vonesë për të çuar shtetin që sa më parë të jetë pjesë e Aleancës së NATO-s. Për atë ligj votoi edhe partia politike në krye të së cilës ishte dhe ende është Milorad Dodik”, thekson Xhaferoviç.

Perspektiva e NATO-s për vendet e Ballkanit Perëndimor
Në të njëjtën kohë, thotë Xhaferoviç, Presidenca në mandatin e saj të viteve 2006-2019 paraqiti kërkesë për Plan Veprimi të anëtarësimit të vendit në NATO dhe për atë votoi edhe anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës nga partia politike në krye të së cilës është Milorad Dodik.

“Ajo që kemi parë në vitet e fundit nga Millorad Dodik dhe politika të tjera që janë të ngjashme dhe vijnë nga entiteti boshnjak i Republikës Serbe është një lloj i politizimit. Politizimi është një ndërsa vendimet shtetërore janë diçka krejtësisht ndryshe. Vendimet e institucioneve të Bosnje e Hercegovinës duhet të respektohen. Dhe, pres që Dodik të respektojë vendimet e institucioneve, sepse ne nuk kemi mënyrë tjetër. Rruga jonë e vetme, pa asnjë alternativë tjetër kur është në pyetje procesi i integrimit të Bosnje e Hercegovinës, është anëtarësimi në BE dhe NATO”, thotë Xhaferoviç.

Ai pohon se me anëtarësimin e BE, Bosnje e Hercegovina si çdo vend në botë arrin disa qëllime politike, ekonomike, sociale, ekologjike dhe shumë të tjera.

“Unë mendoj se me këtë anëtarësim arrihet diçka tjetër që është veçanërisht e rëndësishme për këtë pjesë të botës, për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, relaksohen marrëdhëniet e përgjithshme në rajon, relativizohet çështja e kufijve dhe jeta e përgjithshme e të gjithë njerëzve është dukshëm më e mirë dhe me perspektivë më të madhe”, tha ai.

Siç thekson Xhaferoviç, njëjtë është edhe me Aleancën e NATO-s, përveç asaj që ofron siguri, mund të ofrojë edhe stabilitet politik si dhe mund të kontribuojë ndjeshëm në reformat ekonomike dhe zhvillimin ekonomik.

“Sepse, ajo nuk është vetëm një aleancë mbrojtëse. Shkalla e ndikimit të saj është dukshëm më e gjerë. Unë mendoj se perspektiva e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në NATO. Ne jemi pjesë e Evropës, ne duam të jemi pjesë e institucioneve evropiane. Kjo është hapësirë e NATO-s. Është krejtësisht e qartë kur tani do të shikoni hartën e anëtarëve të NATO-s në këtë pjesë të botës. Atëherë do ta keni të qartë. Dhe, sa më shpejtë ta kuptojnë ata që e politizojnë këtë temë, së shpejti do të arrijmë këto qëllime dhe kështu do të humbim më pak kohë, pa nevojë”, vlerëson Xhaferoviç.

BeH respekton fqinjët e saj dhe pret që ata të bëjnë të njëjtën
Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës vë në dukje se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm kur vjen puna te pozita ndërkombëtare e shtetit.

“Ne me fqinjët tanë duhet të bashkëpunojmë në parime të përbashkëta respektimi, duke respektuar parimet e reciprocitetit. Bosnje e Hercegovina do të respektojë fqinjët e saj aq sa ata do të respektojnë shtetin tonë, as më pak dhe as më shumë se ajo. Fqinjët tanë duhet ta kuptojnë se përveç asaj që jemi fqinj kanë një detyrim tjetër që rrjedh nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit. Nuk i kanë të drejtat që shpesh thirren, sepse ata nuk janë garantues të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. Ata janë të detyruar, fjalë për fjalë shkruan në Marrëveshjen e përgjithshme të paqes në Bosnje e Hercegovinë, të respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe të mos marrin asnjë veprim me të cilin këto vlera të vendit tonë në ndonjë mënyrë të dëmtohen. Sipas kësaj, pres që fqinjët tanë të respektojnë Bosnje e Hercegovinën”, thekson Xhaferoviç.

Ai thotë se Bosnje e Hercegovina kurrë nuk kërkoi asgjë nga fqinjët e saj.

“Dihet se ku është kufiri midis Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë. Kjo nuk është një gjë e diskutueshme. Pse nuk përmbyllet një marrëveshje kufitare siç është kufiri. Pra, atëherë në zonat kufitare të gjitha çështjet që lidhen me zonën kufitare me marrëveshje dypalëshe duhet të zgjidhen në favor të të dyja vendeve. Pse kërkohet këmbimi i territoreve. Nuk mundet, nuk ka këmbim të territoreve dhe kurrë nuk do të ketë”, ka thënë Xhaferoviç.