Balenciaga

Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është “i turpshëm”

Kompania e diskutueshme e modës Balenciaga shet një byzylyk që i ngjan një rrotull shiriti ngjitës për një çmim të lartë prej 3.500 eurosh

Kjo “bizhuteri” e shtrenjtë është pjesë e koleksionit të Belenciaga-s për sezonin vjeshtë/dimër 2024-25.

Një faqe e modës në rrjetet sociale vuri në dukje se lëvizja e Balenciaga shkaktoi një debat dhe mori shumë kritika.

“Shtëpia luksoze e modës Balenciaga ka rindezur debatin me aksesorin e saj më të fundit të modës, një byzylyk i krijuar për t’u dukur si një rrotull shirit ngjitës, me logon e markës dhe një çmim të lartë”, shkruan ata.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e cilësuan markën e modës me komente sarkastike.

“Balenciaga është një eksperiment social që u shet gjëra të pakuptimta të pasurve”, “Të pasurit duan të ndihen të varfër”, komentuan disa prej tyre.

Disa përdorues bënin shaka. “Sapo bleva një, por është nga një markë e vogël e pavarur e quajtur Scotch”, shkroi një tiktoker.

Komentuesit e modës thanë se “dizajni i Balenciaga korrespondon me konceptin e materialit të paketimit si një aksesor mode”.

Balenciaga shet gjithashtu freskuesit e ajrit që duken si etiketa veshjesh për rreth 234 euro dhe së fundmi ka nxjerrë një çantë në formën e një kutie për dërgesë picash për rreth 2740 euro.

Çanta e diskutueshme është bërë nga lëkura 100% e lëmuar e viçit dhe ka logon Balenciaga të printuar në krye.