Kryetari i Mitrovicës

Bahtiri për koalicionin e PDK-së me PD-në, AAK-në e AKR-në: Opozitë deshtakësh, do të pësoni humbje turpëruese

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar në zgjedhjet e 17 tetorit, Agim Bahtiri, i ka reaguar PDK-së për koalicionin që kjo parti ka arritur me Partinë e Drejtësisë, AAK-në dhe AKR-në.

Bahtiri në korrik e kishte ftuar gjithë opozitën në Mitrovicë që të bëhen së bashku, duke shprehur bindjen se do të korr fitore bindëse ndaj tyre, me ç’rast në reagimi e sotëm ka thënë se i vjen mirë që opozita po e zbaton këshillën e tij.

Postimi i Agim Bahtirit:

Kënaqësi kur e shoh opozitën e dështuar, teksa zbatojnë këshillat e mia. Në korrik iu pata bërë apel që të gjithë të bëhen së bashku, sepse nëse garojnë veç e veç rezutati i tyre do të jetë për keqardhje.

Asnjë koalicion mes deshtakësh nuk do t’i shpëtoj nga humbja turpëruese, por që tash e mira për ta është se duke qenë së bashku fajin e humbjes do ta shpërndajnë mes njëri-tjetrit.

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë do të jetë me rezultat të thellë prej 65%+.

LVV144 për +4