Bahtiri do bëjë me shtëpi familjen e gruas që vdiq në masakrën e Veriut

Në qendren e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, komuna në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut janë duke mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit që ndodhi në Veri të Mitrovicës në vitin 2000.

Nga kjo masakër humbën jetën 10 persona, u plagosën 25 të tjerë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë, njofton Klan Kosova.

Bashkim Rrukeci, Niman Sejdiu, Selime Berisha, Nezir Voca, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Remzije Canhasi, Nerimane Xhaka, Sebiha Abrashi dhe Shqipe Voca janë emrat e të vrarëve në Veri.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, në këtë akademi përkujtimore i premtoi familjes Xhaka ndërtimin e shtëpisë.

“Ne kemi vendos me ta ndertu shtëpine edhe kjo do të ndodhë së shpejti” tha Bahtiri.