Bahtiri: Bashkimi i Mitrovicës është e drejtë e qytetarëve
Psi kuvendi komunal i Mitrovicës ka miratuar kërkesën e kryetarit Agim Bahtiri për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativë me qëllim bashkimin e Mitrovicës, Bahtiri ka dalë në një konferencë për media.
“Sot me propozimin tim, dhe unë mendoj se kjo është e drejtë e qytetarëve, iniciativa për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativë duhet të dërgohet në qeveri. Pastaj dhe ajo do ta përgatisë ta çojë në Kuvend. Kërkoj nga Kuvendi ta realizojë këtë kërkesë tonën pasi që kemi bërë të pamundurën që të bashkëpunojnë me veriun por ajo nuk ka ndodhur”, tha në konferencë Bahtiri dhe përfundoi se Republika do të shtrihet në gjithë territorin e saj.