Babbel frikësohet se Kovac do të shkarkohet

Markus Babbel ish mbrojtës i Bayernit, është i shqetësuar me të ardhmen e trajnerit aktual të bavarezëve, Robert Kovac.

Bayerni pati një start fenomenal të sezonit para se vinin 4 ndeshje radhazi pa fitore, seri kjo që ka rritur presionin ndaj trajnerit kroat, teka klubi nga “Allianz Arena” ndodhet në pozitën e 6-të me 4 pikë prapa liderit Borussia Dortmund.

Presidenti i Bayernit, Hoeness konfirmoi mbështetjen për Kovac, por sidoqoftë Babbel që ka fituar 3 Bundesliga me bavarezët, vë në dyshim sjelljen dhe dëshirën e futbollistëve.

“Problemi është se nëse punoni te Bayerni presioni nuk vjen vetëm nga mediat por edhe nga vetë klubi. E di nga koha ime atje, asgjë nuk ka ndryshuar. Lojtarët mund të shkojnë te Hoeness dhe Rumennigge, pastaj ju si trajner nuk keni asnjë mundësi sepse ata fillojnë të qajnë para tyre. Për mua nuk është normale të fitosh 7 ndeshje radhazi dhe pastaj të barazoni me Augsburgun”, tha Babbel për Omnisport.

Tutje, Babbel shton se mosha e futbollistëve të Bayernit është shumë e vjetër duke përmendur faktin se disa prej këtyrë lojtarëve luajnë te bavarezët për një kohë të gjatë, gjë që ka ndikuar edhe në mungesën e dëshirës për suksese të reja.

Bayerni sfidën e radhës në Bundesliga e zhvillon të shtunën në udhëtim te Wolfsburgu.