Stresi

Babai i Stresit flet për herë të parë për arrestimin e të birit

Sonte ekskluzivisht për ‘SevenBizz’, Sali Lushaj flet për arrestimin e Stresit.

Lajmi që ka bërë bujë gjatë gjithë javës është padyshim arrestimi i reperit nga Shqipëria.

Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi është kapur dhe arrestuar nga policia të mërkurën e kaluar.

Ndërsa sonte në një intervistë ekskluzivisht për emisionin ‘SevenBizz’ me Meriton Mjekiqin, babai i reperit sqaron gjithçka që ka ndodhur.

Si dhe pse është bërë ky arestim, mund ta ndiqni intervistën e Z. Sali Lushaj, sonte nga ora 19:00 në SevenBizz në televizionin T7 dhe ‘live’ në faqen në Facebook. <