Babai i ri shikon në tavolinë atë që do t’i shpëtojë jetën! (FOTO)

Një babai i ri iu nënshtrua një transplantimi të mrekullueshëm, ndërkohë që zemra e dhuruesit ishte në një kuti afër trupit të tij.

James Walton vuan nga çrregullimi gjenetik “Sindroma Marfan”, e cila ndikon në indin lidhës që mban të bashkuara çdo qelizë në trup, duke përfshirë ato që gjenden në zemër.

Megjithëse ai ka arritur të jetojë një jetë relativisht të shëndetshme, aorta e tij – arteria më e madhe në trup – u prish papritmas, duke u vënë në listën urgjente të transplantimit të zemrës më 3 janar të këtij viti.

Pas pritjes 5 ditë, 34-vjeçari u bë personi i tretë në Mbretërinë e Bashkuar që iu nënshtrua procedurës, ndërsa organi i dhuruesit ishte ende në punë.