Xhevat Olluri, babai i kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së, Ardian Olluri, jep përkrahje për kandidatin e LVV-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Ilir Qeriqi.

Xhevat Olluri, prind i kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Olluri, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për kandidatin për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ilir Qeriqi.

Ky veprim vjen si shenjë e mbështetjes personale që zoti Olluri i jep vizionit dhe programit të kandidatit Qeriqi për zhvillimin e Komunës së Lipjanit, pavarësisht dallimeve politike mes subjekteve që përfaqësojnë familjarët e tij.