Babai i Dua Lipës publikon foto nga pushimet, “dhëndri i Kosovës” merr gjithë vëmendjen me veprimin e tij

Dukagjin Lipa ka publikuar fotografi nga pushimet në Meksiko.

Në Instagram, ka ndarë imazhe me shoqërinë teksa janë duke festuar.

Në fotografitë që babai i Duas ka postuar shihet edhe i dashuri i këngëtares i cili ka marrë vëmendje me veprimin e tij.

Anwar , modeli i njohur dhe vëllai i motrave të famshme Bella dhe Gigi Hadid shihet se ka bërë simbolin e shqiponjës.

Ndryshe, së fundi mediat e huaja kanë raportuar se Dua Lipa është shtatzënë por nuk është konfirmuar asgjë nga çifti.