Babai e rreh djalin, ai e lajmëron policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje në Viti një person, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dëguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/KShqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull /K shqiptar (djalin e tij). Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

loading…