AVONET ka disa pyetje për ish-kryetarin e Gjykatës së Supremes, Fejzullah Hasanin për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin rreth një deklarate të ish kryetarit të Gjykatës së Supremes, në këtë rast Fejzullah Hasani, lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetajt në Deçan.

Ai në vitin 2018, deklaron se: “Nëse e shikoni me vëmendje, ju e shikoni se ai (Shaban Gogaj) nuk ka pas target fare, domethënë shtënia e tij nuk ka qenë target, target dukeshin se ishin të tre, që ka mund secilin nga këta tre të goditet, se ky ka gjuajtë në drejtimin e tyre, ngase këto armë me gas nuk prodhojnë pasoja”, ka thënë Hasani në një intervistë në DTV.

Andaj AVONET kërkon përgjigje publike nga z. Hasani se ku është bazuar kur e ka bërë këtë konstatim apo deklarimi publik.

Pyetjet publike për Fejzullah Hasani janë këto:

1. A keni parë dhe a i keni shqyrtuar shkresat e lëndës, për të cilën ju jeni deklaruar?

2. Kur keni deklaruar kështu, a jeni bazuar vetëm në raportimet mediale dhe videot e publikuara të vrasjes apo dini më shumë se kaq?

3. Këtë deklaratë që keni dhënë, cila është arsyja Juaj?

4. A jeni në njohuri se me Ligjin e Prokurorisë së Shtetit, Kryetprokurori i Shtetit ka të drejt t’ia heqë/merr lëndën e cilitdo prokuror që ka dyshime – mos profesionalizëm apo presion publik?

5. A konsiderohet që Ju z. Hasani keni ndërhyrë në procësin gjyqësore në rastin e Agonis Tetajt, pasi që procesi gjyqësore nuk ka përfunduar ende.

AVONET kërkon që sa më parë, ju z.Hasani të sqaroheni me publikun lidhur me deklaratat dhe konstatimet tuaj për rastin e Agonis Tetajt!

Keni të bashkangjitur edhe linkun e intervistes së z. Hasanit: