AVONET, bëhet zë i qytetarëve të Ferizajt i drejtohet ministres Rizvanolli: Ujë të pijshëm nuk ka, bëni zgjidhje

Ferizaj ende po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, gjë që ka filluar t’i irritojë qytetarët. E gjitha kjo, po bëhet për shkak të menaxhimit jo të mirë të kompanisë “KRU Bifurkacioni Sha”.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Rrjeti i OJQ-ve AVONET, rrjet ky i cili iu ka drejtuar edhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas “AVONET”, duhet të bëhet një zgjidhje për këtë çështje, pasi që uji është gjëja elementare për jetën!.

“Kompania Rajonale e Ujit “Bifurkacioni”, sh.a, si kompani, e cila ka përgjegjësi sigurimin e ujit për qytetarët e Komunës së Ferizaj, e cila si aksionar ka Qeverinë e Kosovës këtyre ditëve është larguar nga përgjegjësia dhe obligimi ndaj qytetarëve, duke mos njoftuar për gjendjen që ka kjo kompani dhe shumë prej qytetarëve me ditë të tëra nuk munden të marrin shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm nëpër shtëpitë e tyre, çka këta qytetarë detyrohen të sigurojnë ujë nëpër vende të ndryshme vetëm për të siguruar ujë për të pirë, e nuk munden të sigurojnë edhe për nevojat tjera higjenike, duke rrezikuar shëndetit e qytetarëve sepse mungesa e ujit nëpër shtëpi dhe banesa” – shkruan mes tjerash AVONET.

Reagimi i plotë:

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në Komunën e Ferizajt, duke mos pasur me ditë të tëra, ku kjo ka ardh si pasojë e mos menaxhimit të mirë të Kompanisë “KRU Bifurkacioni Sha”. Gjendja e tillë e krijuar këtyre ditëve ka ngritur shqetësim te qytetarët e Komunës së Ferizajt duke mos gëzuar një të drejtë të tyre elementare-UJIN.

Kompania Rajonale e Ujit “Bifurkacioni”, sh.a, si kompani, e cila ka përgjegjësi sigurimin e ujit për qytetarët e Komunës së Ferizaj, e cila si aksionar ka Qeverinë e Kosovës këtyre ditëve është larguar nga përgjegjësia dhe obligimi ndaj qytetarëve, duke mos njoftuar për gjendjen që ka kjo kompani dhe shumë prej qytetarëve me ditë të tëra nuk munden të marrin shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm nëpër shtëpitë e tyre, çka këta qytetarë detyrohen të sigurojnë ujë nëpër vende të ndryshme vetëm për të siguruar ujë për të pirë, e nuk munden të sigurojnë edhe për nevojat tjera higjenike, duke rrezikuar shëndetit e qytetarëve sepse mungesa e ujit nëpër shtëpi dhe banesa mund të krijoj ndonjë infeksion, apo shfaqjen e ndonjë sëmundje epidemike.

Duke marr parasysh fluksin e madh të mërgimtarëve AVONET thekson se të njejtëve iu është vështirësuar jeta, duke mos u furnizuar me ujë të pijshëm gjatë qëndrimit në vendlindje. Mos përgjegjësia dhe arroganca e ushtruesit të detyrës së drejtorit të KRU “Bifurkacioni” z. Nazif Asllani ndaj kërkesave të qytetarëve është e nivelit të papranueshëm dhe patolerueshëm që bënë ai.

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës konkretisht Ministria e Ekonomiksë, Njësia për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike që të merr masat e duhura dhe ndihmon qytetarëve me furnizim me ujë.

Kërkojmë nga Ministria dhe Departamenti për Monitorimin e Kompanive Publike të shkarkoj nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të KRU “Bifurkacioni” z. Nazif Asllani dhe të fillojnë masa dispilinore për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.