Reshjet e borës që kanë filluar mbrëmë as sot nuk e kanë ndërmend të ndalen, ku kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës.
Ballkani. Info ju sjell foton ku shihet që Autostrada “Ibrahim Rugova” duket vështirë e kalushme dhe se rruga është e papastruar.
Pavarsisht njoftimit nga ana e Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ku pati premtuar se dimri sivjet nuk do t’i gjejë të papërgatitur, por gjendja në terren nuk duket e mirë.








