Automekanike më seksi nuk keni parë, Luana Vjollca përvesh mëngët dhe e rregullon vet veturën

Luana Vjollca ka vendosur që vikendin ta kalojë në Greqi por gjërat nuk shkuan dhe aq mirë.

Vetura iu prish duke e lënë në mes të rrugës dhe ylli shqiptar përveshi vet mëngët për ta rregulluar.

Përmes disa pamjeve që ka publikuar në rrjete sociale, prezantuesja e njohur ka zbuluar se ndodhet në Selanik ku po shijonte motin me diell por papritur vetura i solli një problem.

Me mjetet në duar ajo u ul në mes të rrugës dhe iu përvesh punës për ta rregulluar.