Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka njoftuar se sot do të fillojë qarkullimi i reduktuar i autobusëve për në qytete tjera transmeton ballkani.info
Nisjet do të bëhen për në destinacionet: Ferizaj, Pejë, Prizren, Malishevë, Mitrovicë, Lipjan, Gjakovë, Rahovec dhe Gjilan.
Kujtojmë që edhe pse nisja e reduktuar sipas vendimit do të duhej të fillonte me startimin e fazës së dytë të lehtësimit të masave, ajo nuk u bë. Kjo për shkak se pati konfuzion nga kompanitë e udhëtimit për “lejen e veçantë” që duhet ta marrin. /Ballkani.info/







