Austria dyfishon kontrollin e kufijve me Ballkanin: Vendos 1800 policë në lindje

Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus, të shkaktuara nga të kthyerit nga jashtë, qeveria austriake ka vendosur paralajmërime të mëtejshme të udhëtimit dhe njëkhësisht shtrëngon kontrollet kufitare në lindje të vendit. Qeveria këshillon fuqimisht kundër udhëtimeve në Rumani, Bullgari dhe Republikën e Moldavisë, ka thënë sot kancelari Sebastian Kurz në konferencën pe¨r media pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Në Ballkan, për fat të keq është përkeqësuar situata në lidhje me Covid-19 dhe ka gjithnjë e më shumë raste të infeksioneve të sjella nga vendet lindore në Austri. “Ne po përjetojmë gjithnjë e më shumë raste të ardhjes së virusit nga jashtë. Kjo është arsyeja pse kemi bërë një apel urgjent për të mos udhëtuar në këto vende” ka thënë Kurz.

Detyrimi për karantinë 14 ditore ende vlen për të kthyerit nga vendet për të cilat ekziston një paralajmërim udhëtimi. Kushdo që e shkel këtë nuk është duke bërë një vepër të parëndësishme, por një shkelje e rëndë dhe rrezikon gjobë deri në 1.450 euro. Kancelari paralajmëroi se ata që kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid dhe që shkelin karantinën po kryejnë një vepër penale kështu që do të përballen me dënime dukshëm më të rënda.

Kurz ka njoftuar gjithashtu se do të ketë kontrolle më të rrepta mbi dispozitat e vendosura dhe kontrollet kufitare në lindje do të dyfishohen. “Në veçanti, kontrollohen të kthyerit nga Ballkani” 1.800 policë do të vendosen në kufijt përkatës.

Ministri Schallenberg: vendet përkatëse janë informuar paraprakisht

Paralajmërimet e udhëtimit janë efektive menjëherë, ndërsa rregullat e rrepta për hyrjen hyjnë në fuqi nesër, të enjtne, ka thënë ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg. Asnjë gjë nuk do të ndryshojë në të vërtetë për Republikën e Moldavisë, pasi rregullat kufizuese të vendit të tretë janë zbatuara tashmë për këtë vend. Ai tashmë ka informuar, të martën, homologët e tij në të tre vendet e përmendura