Australinë në “Miss World” e përfaqëson shqiptarja Klea Hanson

Janë të shumta vajzat shqiptare që me bukurinë e tyre po tërheqin vëmendjen e publikut, veçanërisht jashtë kufijve të Shqipërisë.

Një ndër to është edhe bukuroshja, Klea Hanson, e cila do të përfaqësojë Australinë në “Miss World 2019”. Këtë e ka bërë të ditur Olti Curri, në profilin e tij në “Instagram”.

Klea është shpallur “Miss Australia e Jugut”. Bukuroshja shqiptare njihet për tiparet e saj të theksuara, sytë me ngjyrë, vetullat e trasha dhe buzët me formë.

Klea është krenare që është shqiptare dhe nuk ngurron ta tregojë origjinën e saj në “Instagram”, në fotot ku shfaqet e veshur me flamurin kuqezi.