Australi, pitoni ha kangurin (FOTO)

Një piton mostrum ka ngrënë një kangur të vogël në kopshtin e një banori të frikësuar në Australi.

Rasti ka ndodhur në qytetin Flying Fish Point në shtetin Queensland, pasi gjarpër katër metra i gjatë tentoi të ha qenin e tij të premten e kaluar.

Rajoni së fundi është goditur nga shirat monsunike dhe vërshime të mëdha, të cilat kanë bartur krokodilë dhe gjarpërinj në vendbanime.

John Boettcher, 43, tha se bëhej fjalë për një gjarpër të madh, i cili në Australi mund të rritet deri në tetë metra.

Ai më pas ka larguar gjarprin e rrezikshëm nga vendbanimi i tij.