Australi/ Breshër sa një portokall!

Australia është goditur nga një stuhi e frikshme e shoqëruar me breshër që arrinte madhësinë e një portokalli. Kjo stuhi ka dëmtuar ndërtesa të shumta në atë rajon.

Kjo është stuhia me breshërin më të madh të rënë ndonjëherë në Austriali, kjo sepse siç shkruan The Guardian, breshëri me diametër prej 16 centimetrash, u regjistrua në Queensland. 

Të mërkurën, një qendër tregtare në Coffs Harbour u evakuua pasi shirat bënë që çatia të binte. Në të ndodheshin të strehuar rreth 400 persona, kur uji nisi të futej brenda.

Autoritetet e emergjencës thanë se vetëm gjatë të mërkurës pasdite kishin marrë 280 telefonata për ndihmë.