Aurora Berisha, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së, thotë se besimi për fitoren e kësaj partie më 9 shkurt po rritet.
“Besimi në fitoren e PDK-së vetëm po rritet. Kjo u pa sot edhe në takimin e Shtabit zgjedhor të degës së PDK-së në Drenas, ku diskutuam për mbarëvajtjen e deritashme të fushatës zgjedhore si dhe përgatitjet për tubimin përmbyllës, i cili do të mbahet më 8 shkurt në Prishtinë”, ka shkruar Berisha.
Sipas saj, mbështetja e fuqishme për PDK-në u dëshmua edhe në takimin me gratë që patën në fshatin Muzeqinë të Shtimes, ku prezantuam programin e tyre, i cili ka për qëllim fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.
“Fitorja e PDK-së më 9 shkurt është e pandalshme”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:







