Aurora Berisha është njëra nga 10 kandidatët e përzgjedhur nga Drenasi në listën e PDK-së, emër i cili ka shërbyer më parë si Drejtoreshë e Inspeksionit në Komunën e Drenasit.

E njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj, Aurora Berisha konsiderohet një grua e zonja dhe ambicioze në politikë dhe dinjitoze për ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Pritet që ajo të sjellë përvojën dhe suksesin e saj nga niveli lokal në atë qendror, duke përfaqësuar denjësisht qytetarët e Kosovës në Kuvend.

Berisha mban numrin 68 në listën e PDK-së/Ballkani.info/