Aurela Gaçe komenton renditjen e Shqipërisë në Eurovision: Jam krenare për emocionin që dha në skenë familja Kelmendi

Shqipëria u rendit në vend të 22-të në Eurovision 2023 me gjithsej 76 pikë.

Albina dhe familja Kelmendi u prezantuan me këngën “Duje”, e cila përkundër rezultatit u prit tejet mirë nga publiku.

Reagime pati të shumta pas përfundimit të Eurovisionit dhe një i tillë nuk mungoi as nga artistja e mirënjohur, Aurela Gaçe.

Kjo e fundit e ka përkrahur që nga fillimi artisten nga Kosova, derisa shtoi se është shumë krenare për emocionet që ka dhënë dhe përkushtimin e madh që ka pasur përgjatë kësaj kohe.

Postimi i plotë i Gaçes (pa ndërhyrje):

“MBRËME, ISHA DUKE PERFORMUAR E NUK ARRITA TË TË SHOH NË SKENË.

AFER MËNGJESIT, DIKUSH MË DERGOI KETE NË MESAZH, FOTO MGA FAQJA E EUROVIZIONIT DHE SHIKUESHMËRIA TREGON SHUMË.

UNE JAM KRENARE PËR PERKUSHTIMIN TËND TË MADH. EMOCIONIN QË DHATË NË SKENË, TI ,FAMILJA KELMENDI E AUTORET. SHUMË GJËRA SI KEMI NË DORË POR PARAQITJEN DINJITOZE PO, EDHE ATË E BETE ME SE MIRI.

JETA VAZHDON. KARRIERA JOTE KAM BINDJEN E PLOTE SE DO TË JETË E MADHE, E BUKUR DHE PLOT SUKSES,PASI TI E DO MUZIKËN ME ZEMËR, E KE NË VENA E. KJO TË KA SJELLE E DO TË TË SJELLE SHUME DASHURI NGA PUBLIKU, E KJO DASHURI ESHTE FITORJA ME E MADHE

Albina Kelmendi”.