BBVK

Atmosferë rugoviane në finalen e Big Brother VIP Kosova, Blerando dhe nëna e tij kërcejnë “Vallen e Rugovës”

Këngëtari me origjinë nga Rugova, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Blerando – është një nga finalistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai ka qenë befasia e këtij edicioni, si një banor i heshtur dhe shumë pak i votuar në javët e para, por që dalë nga dalë ngjiti hapat e suksesit drejt finales.

Në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 2, këngëtarit pejan i ishte rezervuar një befasi shumë e këndshme nga vëlla i imadh.

Nëna e tij i erdhi për vizitë, duke i shprehur urimet e saj për këtë rrugëtim të sukseshëm të të birit.

E jo gjithçka përfundoi këtu, pasi për dyshen në sfond u lëshua melodia e “Valles së Rugovës”, duke i bërë dyshen të kërcejnë vallëzimin tradicional të vendit prej nga kanë prejardhjen.

Mamaja e Blerandos deklaroi se ky ka qenë vallëzimi që ka identifikuar dyshen nënën e bijë, që kur Blerando ishte pesë vjeç.