Sulmuesin e PSG-së

Atletico Madridi synon Cavanin

Atletico Madridi nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi i PSG-së, uruguaiani Edinson Cavani.

Gazeta spanjolle “AS” të premten ka raportuar se Atletico ka bërë gati 60 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Cavanit në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi 31-vjeçar pëlqehet shumë nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone, që e sheh si përforcim të rëndësishëm për repartin e sulmit.

Cavani këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje për ekipin francez në të gjitha garat.

Ai është pjesë e PSG-së prej vitit 2013 dhe ka kontratë deri në vitin 2020.

Përpara kalimit në Francë, Cavani karrierë në Evropë ka bërë edhe te Napoli e Palermo në Itali.