ATK del me një njoftim të rëndësishëm!

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë kohës së pandemisë ka realizuar 22 milionë euro të hyra më pak në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, kjo vlerësohet se ka bërë që të dëmtohen edhe të hyrat e buxhetit të shtetit.

Megjithatë përgjatë pesë mujorit të vitit 2020, në total ATK-ja ka ka inkasuar 186 milionë të hyra.

Këto statistika i bëri të ditura për EO drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.

“Për 5 mujorin 2020 në si ATK kemi arritur të mbledhim mbi 186 milionë euro të hyra tatimore. Të cilat nëse i bëjmë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, do të thotë se kemi inkasuar mbi 22 milionë euro më pak se sa viti i kaluar”.

“Për shkak pandemisë përveç aspektin shëndetësor ka ndikuar në masë të theksuar, një dëm të madh në ekonomi dhe në inkasimin e të hyrave të buxhetit të shtetit”, ka thënë Murtezaj.