Atdheu: Faleminderit o Zot që jetoj në të njejtën kohë me Julianën

Gjatë mbrëmjes së sotme, çifti i porsa krijuar Atdheu dhe Xhuli janë shfaqur të hidhëruar me njëri-tjetrin, teksa këtë e kanë shprehur në një bisedë me Brunon.

E në prezencën e të njëjtit person, dyshja e shumë përfolur e momentit për shkak të romancës së tyre të lindur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, janë pajtuar me njëri-tjetrin.

Kësaj radhe, Atdheu ka qenë ai që i ka shkuar Xhulit në shtrat duke e puthur e duke i thënë fjalë nga më romantiket.

“A po e sheh se çfarë më ke bërë, më ka humbur truri. Faleminderit Zot që jetoj në të njëjtën epokë me Xhulin”, ka thënë ai pos tjerash.

Ndërsa, Xhuli i reagoi këtij veprimi të Atdheut, por për të parë se çfarë realisht tha ajo, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.