Që prej kohës kur u zbulua lidhja e tyre, Fero dhe modelja Arbenita Ismajli kanë qenë në vëmendje të mediave dhe janë komentuar gjatë.
Dyshja shpesh herë janë kapur nën shoqërinë e njeri-tjetrit dhe gjithashtu nuk kanë munguar ngacmimet dhe komplimentet e ndryshme në fotot e njëri-tjetrit.
Mirëpo vetëm disa javë pas bërjes publiku të lidhjes së tyre duket se gjërat mes çiftit po bëhen më serioze.
Arbenita ka publikuar në Instastoryn e saj një video ku shfaqet me fustan të bardhë nusërie, teksa hedh buqetën me lule.
’Nuse e ardhshme’ shkruan modelja krahas postimit duke i lënë të gjithë kuriozë për detaje të tjera.









