Asnjëherë një aeroplan kaq i madh s’kishte fluturuar kaq ulët… pa pasoja (VIDEO)

Të punësuarit, zyrat e të cilëve gjendet në rrokaqiejt në pjesën qendrore të Brizbejnit u shokuan kur një aeroplan i madh fluturoi shumë afër ndërtesave.

Në videon e cila u postua në internet, shihet se si aeroplani transportues Boing C-17 i flotës ushtarake australiane fluturon shumë ulët dhe iu afrohet ndërtesave.

Punëtorët e shqetësuar e shikonin se si aeroplani gjigant iu afrohej zyreve të tyre, transmeton ballkani.info.

Ata në ato momente shpresonin që nuk do të ndodhte ajo që ndodhi më 11 shtator të vitit 2001 në Nju Jork kur dy aeroplanë goditën Kullat Binjake.

“Kjo duket ndonja shaka”, dëgjohet njëri që flet me panik në video.

Në fund doli që ky fluturim ishte në kuadër të festivalit Riverfajer, një lloj fluturimi atraktiv. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=mgZsrZM-bMs