Skandaloze: Asistenti i Kurtit tallet me sëmundjen e Isa Mustafës, poston fotografi me shkop

Arianit Beqiri, asistenti i lartë personal i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka ironizuar me gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Isa Mustafa përmes një fotografie që ka publikuar, ku shihet Mustafa me bastun në dorë dhe ai në fotografinë tjetër ngjitur po ashtu mban një bastun. Mbi fotografi Beqiri ka shkruar “Shkatërruesit e LDK-së”.

Postimi i tij në Twitter shpejt ka marrë reagime, shumica negative. Ai shkroi pasi opozita në Kuvendin Komunal të Prishtinës të enjten shkarkoi anëtarët e bordeve në dhjetë ndërmarrje publike komunale në kryeqytet.

Asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, Beqiri të enjten u emërua aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Prej 2 gushtit 2021, Beqiri vazhdon të jetë asistent i Kurtit.