Mungesa

“Asgjë nuk harrohet…” Landi i ‘West Side Family’ ka këto fjalë të ndjera për Dr.Florin

Landi një nga këngëtarët e grupit “West Side Family”, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ka bërë një urim të ndjer për ditëlindjej e Dr.Florit.

“Megjithese e sigurisht që (Bota e zhurmshme) rotullohet, asgjë nuk harrohet! Floran Kondi alias Dr. Flori. Qofsh ne paqe!.28 shkurt 1979”, shkruan Landi.

Dr.Florin, i cili u nda nga jeta në nëntor të 2014-ës, ishte një humbje e madhe për artin shqiptar dhe e pabesushme për miqtë e shokët e tij.

Ai ndërroi jetë në nëntor të 2014 ,por la pas një thesar të çmuar në muzikën tonë.

Kujtojmë se “West Side Family” u krijua si grup në vitin 1996, ata lançuan këngën e parë të tyren ‘Tik-Tak’, ndërsa pjesëmarrja e tyre e parë madhore ishte në Festivalin e 47 të Këngës në dhjetor 2008, ku grupi mori pjesë me këngën “Jehonë”.