Asambleistja e Nismës aderon në AAK, Haxhi Shala vazhdon të bëjë “kërrdi” në Malishevë

Vazhdojnë aderimet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Së fundmi, është Asambleistja e NISMA-s, Donjeta Shijaku dhe elektorati i saj, që kanë aderuar në AAK, për t’i vazhduar tutje aktivitetet.

Këtë e ka bërë të ditur AAK-ja dega në Malishevë. 

“Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Malishevë mbajti Takim elektoral me banorët e fshatit Temiqinë. Në këtë takim u mirëprit edhe aderimi i Asambleistës se NISMËS Donjeta Shijaku me elektoratin e saj për ta vazhduar aktivitetin e saj në radhët e AAK-së.”, thuhet nën njoftimin e tyre.

“Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari i Degës së AAK-së në Malishevë Fatmir Shurdhaj me strukturat e Degës, si dhe Deputeti nga radhët e AAK-së në Parlamentin e Kosovës, z. Haxhi Shala”, thuhet tutje.