Braziliani

AS: Neymar dëshiron të ikë në Barcelonë

Gazeta spanjolle AS shkruan se Neymar ende ka një dëshirë të madhe për t’u kthyer në Barcelonë, edhe pse ai ka shkuar në PSG francez sezonin e kaluar.

Kthimi i tij në Camp Nou do të ishte shumë i komplikuar, por jo i pamundur.

“Neymar nuk ka klauzolë, por në vitin 2020, kompensimi për brazilian është i njohur, 160 milionë euro,” shkruan AS, duke iu referuar burimeve të besueshme nga klubi.

Neymar mbetet në marrëdhënie shumë të ngushta me Barcelonën, edhe pse ai luan në një vend tjetër. Çdo herë që vjen në qytet, viziton ish-shokët në dhomën e zhveshjes. “Dëm, pasi i kishte të gjitha këtu. Ai u ngut me largimin e tij nga klubi dhe tani shohim se nuk është i kënaqur”, shkruan gazeta.