As Kamenica nuk i bindet Hotit, e bënë pushim të hënën

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se e hëna do të jetë ditë pushimi për institucionet, për nder të Ditës së Flamurit.

“Kryetari Qëndron Kastrati ka marr vendim që dita e hënë (30 nëntor 2020), do të jetë ditë pushimi në të gjitha institucionet e Kamenicës. Ky vendim vjen për nder të festës së 28 Nëntorit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se obligohen të gjitha Drejtoritë Komunale të Komunës së Kamenicës të veprojnë sipas këtij vendimi.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.