Artpolis me marsh

Artpolis me marsh dhe performancë artistike në Prishtinë kundër femicidit: Kriminelët të dënohen maksimalisht

Me thirrjet “Vrasësit në burg”, “Boll ma”, këtë të enjte në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u mbajt marshi “Stop Femicidit! #BollMa” dhe performanca artistike “Hope Bubble”.

Aty u tha se vrasja e grave dhe dhuna sistematike e patriarkatit duhet të marrë fund.

“Femicidi, mizogjenia e maskuliniteti toksik vazhdojnë të na terrorizojnë përditshëm. Jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike e private”, kanë thënë nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet e cila e ka organizuar këtë marsh.

Tutje u tha se femicidi është urgjencë kombëtare.

“Është momenti i fundit që institucionet tona dhe shoqëria ta trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave e dhunën ndaj tyre, dhe të dënojë maksimalisht kriminelët përkitazi me ligjin”.