Aktorja, Flutra Zymi, thotë se deri tek kjo përfomancë, erdhi pasi i dëgjoi disa të rinj të bisedojnë në shesh.
Në këtë pak hapësirë, janë disa sheshe të Prishtinës.
Secili shesh, mbanë emrin e një figure të rëndësishme të vendit, e ku janë vendosur shtatoret e tyre.
Por, të martën dikujt nuk i pëlqeu që përmendoret e këtyre heronjve, të shohin se çfarë po ndodh në vend.
E kjo perfomarncë, duket se iu pëlqeu edhe qytetarëve.
Ndërkohë, e gjitha kjo, ishte një performancë nga aktorja Flutra Zymi.
Ajo tregon, se deri tek ideja, erdhi pasi i dëgjoi disa të rinj teksa bisedonin pikërisht në sheshet e Prishtinës, të cilët fillimisht i qortoi.
Ndërkohë pak ditë më pas, ishte vet Zymi ajo që e bëri realitet këtë bisedë mes të rinjve.
Ndërsa tregoi për qëllimin e kësaj përformance.
Zymi po ashtu, ka bërë të ditur që ideja fillestare ka qenë që shtatoret të qëndrojnë kështu për dy javë.
Por ka një kërkesë, për ata që mund të mos iu pëlqejë kjo përfomancë.
Në fund, artistja në fjalë, tregoi se për këtë përformancë, kishte marrë edhe lejen e organeve të sigurisë.







