Arti në trupin e David Beckham FOTO

Ish futbollisti i njohur David Beckham përveç aftësive të tij me topin dhe suksesit në modelizëm, ai është i njohur edhe për tatuazhet e shumta që ka në trup.

Së fundmi, ai këto tatuazhe i shfaqi në aeroportin e Barcelonës. Tatuazhet e shumta në trupin e tij janë një art i vërtet.

Pas pensionimit, përveç modelimit, David po merret edhe me biznes. Ai ka lajmëruar se ka krijuar një ekip futbolli në Amerikë, ku synon të sjellë yjet më të mëdha, po ashtu së fundmi ishte pjesë e prezantimit të kompanisë së re vietnameze të veturave VinFast.

Duket se pas pensionimit, Beckham është bërë një njeri shumë i zënë.