Ish këshilltari

Artan Behrami: Krerët e UÇK-së në Hagë, shtetin e kanë kundër!

Ish këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami ka reaguar lidhur me procedurat që po zhvillohen në Gjykatën Speciale të Hagës.

Behrami ka theksuar se edhe shteti i Kosovës po del kundër krerëve të UÇK-së.

Postimi:

Në gjyqin kundër Millosheviqit, Tribunali për Krime të Luftës në Hagë për pesë muaj kishte intervistuar rreth 100 dëshmitarë!

Në gjyqin politik kundër krerëve të UÇK-së, Prokuroria e Gjykatës Speciale ka intervistuar vetëm 45 dëshmitarë.

Dallimi?

Millosheviqi e kishte shtetin serb mprapa!

Krerët e UÇK-së, shtetin që e krijuan bashkë, fatkeqësisht sot e kanë kundër!