Arta Nitaj tregon se ai ishte ajo arsyeja pse “Burj Kfalifa” në Dubai u ndiçua kuq e zi

Arta Nitaj iu përgjigj komentuesve që i thanë se ajo ishte meritore që “Burj Khalifa” shfaqi flamurin kombëtar shqiptar.

Më 28 Nëntor, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndërtesa më e madhe në botë, “Burj Khalifa”, mori ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar.

Kjo ishte dhuratë e Dubait për gjithë shqiptarët me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas kësaj, në rrjete sociale qarkulluan komente të shumta, ku ndër to ironizohej se kjo ishte falë vajzave shqiptare që e vizitojnë shpesh Dubain.

Natyrisht se në këtë listë nuk mungoi Arta Nitaj, e cila edhe e kishte publikuar në Instagram fotografinë e “Burj Khalifa” me ngjyrat e flamurit kombëtar.

Por, të gjitha komenteve lidhur me të, Arta iu përgjigj në një intervistë te “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku thotë se ajo nuk ka qenë arsyeja për këtë.

“Unë kam qef pak t’i ngacmoj ndjekësit se edhe mua më ngacmjnë shumë. Jo, unë nuk jam arsyeja edhe pse boll krenare do isha ndjerë. Jo, meritat i ka vendi vet, mirëpo me pas qenë meritore, do isha krenare”, deklaroi Arta.