Arta Nitaj me poza atraktive nga pushimet, merr vëmendje me linjat në bikinit me lule

Modelja dhe aktorja shqiptare, Arta Nitaj, po shijon prej disa ditësh pushimet.

Ndonëse nuk ka bërë të ditur lokacionin luksoz, bukuroshja duket se po kalon një periudhë të mirë nën shoqërimin e mikeshës së saj të ngushtë.

Duke qenë se është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale, artistja nga Peja nuk ka munguar me publikimin e imazheve atraktive.

E tillë shfaqet në këto të fundit në një palë bikini shumëngjyrëshe me lule e me një kapelë në kokë.

Poza e këtij lloji pa dyshim se ka lënë shumë për të komentuar, marrë parasysh linjat e bujshme të Nitajt.

Përkundër kësaj, Arta viteve të fundit ka qenë më pasive me projekte e pjesëmarrje televizive.