Arta Nitaj i jep fund beqarisë?

Arta Nitaj duket se i ka dhënë fund beqarisë. Kështu duket së paku në një fotografi që ajo ka postuar në rrjetet sociale.

Nitaj që jeton që një kohë në Dubai ka shpërndarë një foto në “Story” të Instagramit.

Bukuroshja dhe aktorja kosovare ka vënë në gishtin e fejesës një unazë të rëndë ari që është një kombinim me ari të bardhë.

Arta nuk ka shkruar asgjë mbi këtë fotografi përpos që i pëlqen ngjyra e bardhë e thonjve të saj.