Arta Nitaj feston ditëlindjen e 25-të në Dubai

Arta Nitaj mbetet e komentuar për jetën e saj private dhe paraqitjet provokuese në rrjetet sociale.

Modelja dhe aktorja e njohur së fundi ka filluar pushimet në Dubai, dhe atje po e feston edhe ditëlindjen e saj të 25-të.

Në këtë ditë speciale për të, ajo sonte (e shtunë) po argëtohet në një klub nate në Dubai, në shoqërinë e mikeshës së saj.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Bukuroshja nga Peja ka sjellë disa pamje përmes InstaStory, duke treguar edhe dukjen për natën e sotme.

E veshur në një fustan elegant me ngjyrë rozë nga materiali saten, në të cilin ekspozoi linjat e përkryera, Arta dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

“25 asnjëherë nuk është dukur kaq mirë”, ka shkruar Arta në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, kujtojmë që Arta më së miri u bë e njohur me paraqitjen në serialin “O sa mirë”, ndërsa prej kohësh nuk e shohim në ndonjë projekt televiziv. 

Foto: Arta Nitaj/InstaStory