Arta flet për herë të parë për imazhet dhe bisedat intime që bënë bujë të madhe në rrjetet sociale

Pas këtyre spekulimeve, kishte reaguar edhe modelja, duke pretenduar se në fotografi nuk gjendet ajo.

E ftuar në Shiko Kush Luan, Arta publikisht ka treguar për këto imazhe dhe disa biseda intime të publikuara.

“E publikova unë emrin e asaj vajza që nuk isha unë në fotografi, nuk janë të miat dhe pyetje është bërë gabim”, është shprehur ajo.

Më tutje ajo shtoi: “Nuk përkasin me mua aspak, as fjalët e as fotografia”.

Sidoqoftë kësaj, gjatë këtij viti bukuroshja brune ka qenë mjaft e shfaqur në faqet rozë, ndërsa komentohej për çdo lëvizje të saj.

Sa i përket lidhje të dashurisë, Nitaj ka shtuar se nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak, por se është në kërkim.