Arsenali pa problem ndaj Vorsklas

Arsenali ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Vorskla Poltava, përkundër që nuk luajti me 11-shen më të mirë të mundshme.

Unai Emery nuk kishte ftuar për këtë sfidë në Ligën e Evropës disa nga lojtarët më të mirë të skuadrës, përfshirë këtu edhe Granit Xhakën e Shkodran Mustafin, në prag të derbit londinez ndaj Tottenhamit.

0-3 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm.

Smith-Rowe, Ramsey, dhe Willock shënuan golat e fitores për “Topçinjtë”.

Pas kësaj fitore Arsenali në krye të Grupit E ka 13 pikë, kurse Sportingu në vendin e dytë ka 10 pikë. Derisa Vorskla e Qarabag kanë nga 3 pikë.