Arrihet marrëveshja, Barella është i Interit

Inter dhe Cagliari më në fund kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për Nicolo Barellan.

Talenti italian ka insistuar për t’iu bashkuar Interit dhe tanimë dëshira e tij është realizuar.

Inter do ta marrë Barellan në huazim një vjeçar për 10 milionë euro dhe do ta ketë detyrimin e blerjes pas një viti për 35 milionë euro të tjera.

Transferimi i përgjithshëm pritet të shkojë rreth 50 milionë euro, pasi Neroazzurët i detyrohen edhe disa bonuse Cagliarit.

Në anën tjetër Barella do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me gjigantin italian.

22-vjeçari do të fitojë edhe një pagë shumë herë më të lartë se te Cagliari, pasi do të ketë 2,5 milionë euro pagën vjetore.

loading…