Arrestohet Vali Corleone, ja çfarë bëri këtë herë

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshimtë në Gjilan.

Arrestimi i këtij personi të dyshuar është bërë pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij.

Lajmi.net mëson se i arrestuarit në këtë rast është qytetari i njohur tashmë për organet e rendit, Vali Corleone.

Vali Corleone ishte arrestuar disa herë radhazi nga Policia e Kosovës për vepra të ndryshme, në mesin e tyre edhe nga ato për dhunë në familje.

“Gjilan, 21.03.2022-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari në vazhdimësi shkakton dhunë në familje duke i kanosë prindërit e tij dhe të njëjtit ndihen të rrezikuar prej tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”.